Adriatik Kajtazi e fiton titullin e kampionit në Zvicër

  • A.P /
  • 28 April 2024 - 10:04
Adriatik Kajtazi e fiton titullin e kampionit në Zvicër

Trajneri 37 vjeçar kosovar Adriatik Kajtazi, ka arritur super sukses me skuadrën e tij zvicrane Schonenwerd, me të cilën u shpall kampion.

Në edicionin e parë në të cilin atij iu besua udhëheqja e skuadrës si kryetrajner, “Tiki” e ka arsyetuar besimin e klubit duke e shpallur Schonenwerdin, kampion të Zvicrës.

Rruga deri këtu nuk ishte aspak e lehtë, sepse u desh të luhej një seri maratonike prej 5 finaleve, derisa Kajtazi dhe skuadra e tij Schonenwerd, festuan në takimin e fundit 3-1.

Kujtojmë që Adriatik Kajtazi, gjatë karrierës së tij në volejboll, ka shijuar trofe të shumtë në aventurën në volejbollin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e deri ne Katar.

(Kosova Sot Online)