
Lexoni edhe:
Xhaka flet pas fitores së madhe: Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale
Gjatë 12-18 muajve të fundit, emri i talentit Estevao Willian është shfaqur së bashku me disa nga klubet më të mëdha në Evropë. Barcelona, Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë vetëm disa klubet të lidhura me lojtarin e Palmeiras, i cili konsiderohet në Brazil si një nga talentet më të ndritur në të gjithë botën, transmeton "Kosova Sot Online ".
Estevao mendohet të jetë ylli i ardhshëm i madh nga Amerika e Jugut, duke ndjekur hapat e bashkëlojtarit aktual Endrick Felipe, i cili më në fund do të bëjë lëvizjen e tij te Real Madridi në verë.
Barcelona po vazhdon të monitorojë situatën e tij, por ata mund të përfundojnë duke humbur nënshkrimin e tij.
Sipas Mundo Deportivo, kjo vjen për shkak se Chelsea po përgatitet të bëjë një ofertë prej 55 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin 17-vjeçar.
(Kosova Sot Online )