Zhegrova në ekipin e vitit të Ligue 1 në EA Sports

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 16:33
Zhegrova në ekipin e vitit të Ligue 1 në EA Sports

Edon Zhegrova pati një sezon fantastik individual në Francë me ekipin, Lille.

Ylli kosovar pati paraqitje mjaft të mira, duke qenë kyç për skuadrën e Paulo Fonsecas.

Zhegrova ishte pjesë e të nominuarve për futbollistin më të mirë të sezonit nga Ligue 1, por nuk e fitoi.

E ai u fut në ekipin e sezonit të Ligue 1 nga EA Sports.


Bashkë me të ishin edhe tre bashkëlojtarë të tij.

(Kosova Sot Online)