Juventusi në epërsi ndaj Atalantas

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 22:24
Juventusi në epërsi ndaj Atalantas

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Italisë mes Atalantas dhe Juventusit.

Pas 45 minutave të parë rezultati është 0:1 për “Zonjën e Vjetër”.

Goli i vetëm i fraksionit të parë erdhi në minutën e katërt kur Dusan Vlahovic realizoi pas asistit nga Cambiaso.

Atalanta e pati më shumë posedimin, por që nuk arriti të shënonte.

Mbetet të shihet se a do të përcaktohet fituesi në pjesën e dytë, apo ndeshje do të shkojë në shtesa.

(Kosova Sot Online)