![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Edon Zhegrova e përgëzon ekipin për sezonin pozitiv
![Edon Zhegrova e përgëzon ekipin për sezonin pozitiv](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/06/auto_zhegrova-1-600x3601712411050.png)
Kampionati francez e mbylli perden për sezonin 2023/24 dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë.
Edon Zhegrova e pati një sezon fantastik me Lillen, me të cilin e mbylli sezonin në katërshen e parë të Ligue 1.
Dhe, kjo ia mundëson këtij ekipi që të luajë në garat evropiane edhe në sezonin e ardhshëm.
E përfaqësuesi kosovar e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka përgëzuar shokët e skuadrës për sezonin e bërë dhe i ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë sezonit.
“Punë mjaft e mirë e krejt ekipit, krenar me secilin. Faleminderit tifozëve dhe gjithkujt që na ka mbështetur gjatë këtij sezoni”, shkroi Zhegrova në Instastory.
(Kosova Sot Online)