Sarri konfirmon se ka pranuar katër oferta

  • A.P /
  • 20 May 2024 - 18:40
Sarri konfirmon se ka pranuar katër oferta

Që nga largimi i tij prej Lazios në muajin mars, Maurizio Sarri ka mbetur pa klub.

Disa ekipe kanë shprehur interesim për shërbimet e Sarrit. Vet trajneri ka zbuluar se ka marrë katër oferta pune.

“Unë jam i hapur për të gjitha projektet që më tërheqin. Deri më tani, të katër klubet që më kanë kërkuar janë nga jashtë – nga Premier League dhe La Liga. Varet nga mundësitë dhe cili projekt afatgjatë do të më tërheqë”, tha Sarri.

Në të kaluarën, Sarri ka drejtuar ekipe si Juventusi, Napoli e Chelsea.

Ai tash po lidhet me klube si Newcastle dhe Sevilla në javët e fundit.


(Kosova Sot Online)