Haaland flet për kritikat ndaj tij

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 18:30
Haaland flet për kritikat ndaj tij

Erling Haaland thotë se dëshiron më shumë kritika për formën e tij sezonin e ardhshëm, pasi ato do ta motivojnë atë për një triumf të tretë radhazi për trofeun e “Këpucës së Artë”.

Sulmuesi norvegjez, i cili shënoi 27 gola ndërsa Manchester City, fitoi titullin rekord të katërt radhazi në Premier League, ka qenë subjekt i debateve të nxehta këtë vit.

Kritikat e Roy Keane për lojën e përgjithshme të sulmuesit, duke e krahasuar Haaland me një lojtar të Ligës së Dytë, ishin fjalët më të ashpra në drejtim të 23-vjeçarit dhe ndezën një debat të vazhdueshme mes familjeve të tyre.


Por Haaland i ka injoruar të gjitha çfarë është thënë për lojën e tij dhe tani po përpiqet të bëhet lojtari i parë që nga Thierry Henry në vitin 2006 që përfundon tre sezone si golashënuesi më i mirë i kampionatit.

“Nëse ky është një sezon i keq, atëherë unë do ta pranoj”, tha Haaland, i cili më pas shtoi me sarkazëm: “Ishte një sezon i keq, i rëndomtë dhe i thjeshtë. E vetmja mënyrë është të përmirësohemi. Por sa më shumë urrejtës dhe kritikë, aq më mirë”.

Haaland dhe skuadra e Manchester City festuan në restorantin grek “Fenix” deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës dhe do të rikthehen në stërvitje ditën e sotme për t’u përgatitur për finalen e FA Cup të së shtunës me rivalët Manchester United.

Siti mund të bëhet klubi i parë që fiton dy dopieta radhazi në Angli.

(Kosova Sot Online)