Ja kush do të nënshkruajë me Juventusin

  • A.P /
  • 23 May 2024 - 17:11
Ja kush do të nënshkruajë me Juventusin

Thiago Motta u nda sot përfundimisht me Bolognan, me të cilën e pati një sezon sensacional duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

E rezultatet e mira me këtë skuadër modeste bënë që trajneri italian të bëhet objektiv i klubeve të mëdha, përfshirë këtu Juventusin dhe Barcelonën.

Por, duket se trajneri i ri ka vendosur të qëndrojë në Serie A, por me një përvojë të re.

Motta pritet të nënshkruajë kontratë me “Zonjën e Vjetër” në orët apo në ditët në vazhdim, njofton gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.

Gjithashtu, janë zbuluar edhe detajet e marrëveshjes së trajnerit të deritashëm të Bolognas me “Bianconeri”.

Më saktësisht, Thiago Motta do të nënshkruajë kontratë me Juven deri në qershor të vitit 2027.

Në Torino ai do ta pasojë Massimiliano Allegrin, i cili do të ndahet me gjigantin italian me të përfunduar ky sezon. 

(Kosova Sot Online)