Hansi Flick e pret përgjigjen e Barcelonës

  • E.k /
  • 24 May 2024 - 10:32
Hansi Flick e pret përgjigjen e Barcelonës

Hansi Flick po e pret Barcelonën.

Trajneri gjerman është i gatshëm të marrë drejtimin e katalonasve dhe ka qenë i tillë tash e disa muaj.

Megjithatë, situata është pak e ndërlikuar, me Xavin i cili u konfirmua si trajner edhe për edicionin e ardhshëm, ndërsa më vonë dolën probleme.

Kontrata dhe marrëveshja financiare nuk kanë qenë kurrë një problem.

Flick e konsideron Barcelonën si një punë të ëndrrave.

Tani, gjithçka është në duart e presidentit të Barcelonës, Laportas dhe Xavit.

(Kosova Sot Online)