
Ronaldo reagon pasi e theu rekordin e ri

Cristiano Ronaldo ka reaguar përmes dy postimeve pasi theu rekord të ri në aspektin individual.
Edhe pse në moshën 39-vjeçare, Cristiano Ronaldo s’po ndalet duke thyer rekorde.
Kësaj here ai u bë futbollisti i parë që shpallet golashënuesi më i mirë në katër ligat kryesore të Spanjës, Anglisë, Italisë dhe të Arabisë Saudite.
‘Makineria’ e golave e përfundoi sezonin në Arabinë Saudite me 35 gola të shënuar, madje duke kontribuar edhe me 11 asiste.
Cristiano Ronaldo postoi një video në rrjetin social “X”, duke i falënderuar të gjithë klubet që ishte pjesë e tyre në karrierën e tij.
Ronaldo edhe mbrëmë kishte bërë një postim të shkurtër, duke thënë se ai nuk i ndjek rekordet, por ato e ndjekin atë.
(Kosova Sot Online)