
Man Utd gjen zëvendësuesin e Varanes

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Manchester United është duke konsideruar një ofertë për mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah, si zëvendësim i Raphael Varane.
“Djajtë e Kuq” kanë pasur vështirësi me lëndime përgjatë sezonit të kaluar, derisa situata u përkeqësua kur Varane njoftoi largimin e tij nga klubi, duke lënë një zbraztësi në mbrojtjen e Manchester United.
United janë shumë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit anglez, gjersa edhe Chelsea është e interesuar ta shes atë, në mënyrë që të balancojë financat deri në fund të muajit qershor.
“Blutë e Londrës” i kanë vënë çmimin Chalobahit, që sillet deri në 25 milionë funte, një shumë e arritshme për Manchester United.
Fokusi i aksionarëve të rinj të Manchesterit, INEOS është që të nënshkruajë më Chalobah sa më herët që është e mundur, i cili shihet si një profil i lojtarit që i përshtatet klubit.
Chalobah u paraqit në 17 ndeshje me Chelsean, pasi në pjesën e parë të sezonit mungoi shkaku i lëndimit.
(Kosova Sot Online)