Ronaldo: Do të kthehemi më të fortë

  • A.P /
  • 02 June 2024 - 12:27
 Ronaldo: Do të kthehemi më të fortë

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Cristiano Ronaldo e ka bërë një përmbledhje të shkurtër të sezonit që lamë pas.

Portugezi 39-vjeçar është pjesë e Al-Nassr në Saudi Pro League, derisa përfundoi sezonin pa asnjë trofe.

Al-Nassr së bashku me Cristiano Ronaldon përfunduan të dytët në tabelë, teksa para disa ditësh u mposhtën edhe në finale të Kupës së Arabisë Saudite.

Në aspektin kolektiv nuk i doli sezoni mirë, mirëpo në atë individual, Cristiano Ronaldo nuk u ndal duke thyer rekorde.

Së pari, Ronaldo shënoi 50 gola në 51 ndeshje të sezonit, prej tyre 35 vetëm në ligë, duke thyer rekordin që më herët mbahej nga Hamdallah.

Gjithashtu, sulmuesi portugez u bë lojtari i parë që shpallet golashënuesi më i mirë i sezonit në katër liga elitare: Premier League, La Liga, Serie A dhe Saudi Pro League.

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e “EURO 2024”, gjersa synon përsëritjen e suksesit të vitit 2016, kur dolën triumfues në kampionatin që mbahej në Francë. 

(Kosova Sot Online)