Jose Mourinho zbarkon në Stamboll

  • A.P /
  • 02 June 2024 - 15:24
Jose Mourinho zbarkon në Stamboll

Jose Mourinho ka zbarkuar pak pas mesditës në aeroportin e Stambollit, kryeqytet i Turqisë, ku do të nisë një përvojë të re në krye të stolit të Fenerbahçes.

Portugezi pritet të prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i Fenerbahçes, në orën 18:00, në stadiumin “Sukru Saracoglu”.

Klubi turk ka bërë disa publikime për Mourinhon dhe ka raportuar mbërritjen e tij përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin e tij në YouTube.

(Kosova Sot Online)