
Muriqi flet për përballjen Rrahmani – Haaland

Kombëtarja e Kosovës do ta marrë sot rrugën drejt Oslos ku e pret përballja me Norvegjinë, në miqësoren e vetme të muajit qershor.
Dardanët kanë ushtruar këto ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në kryeqytetin norvegjez para përballjes me Kombëtaren vendëse.
E në këtë ndeshje do ta shohim një përballje gjigantësh: Amir Rrahmani do të ketë punë me njërin prej sulmuesve më të mirë në botë, Erling Haaland.
Vedat Muriqi, shok skuadre i Rrahmanit tek Kosova, beson se futbollisti i Napolit ka kapacitet dhe aftësi për ta ndalur sulmuesin e Manchester Cityt, i cili iu ka sjell probleme shumë mbrojtësve dhe shumë ekipeve evropiane.
(Kosova Sot Online)