Shqipëria publikon formacionin zyrtar

  • A.P /
  • 03 June 2024 - 19:12
Shqipëria publikon formacionin zyrtar

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të luajë ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka publikuar formacionin e ndeshjes së sotme, me Sylvinhon që ka bërë disa ndryshime.

Për herë të parë me fanellën shqiptare, 11-shen e parë e shijon edhe Arbër Hoxha, i cili kishte një përmbyllje fantastike të sezonit në Kroaci.

Në formacionin startues është edhe Ivan Balliu në vend të Elseid Hysaj, derisa në krye të sulmit është Armando Broja.

Formacioni zyrtar (i plotë):

Berisha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Gjasula, Bajrami; Asani, Broja, Hoxha.

Takimi nis nga ora 19:00, dhe luhet në stadiumin “Haladás SportKomplexum” në Hungari.

(Kosova Sot Online)