Ja mesazhi i Ronaldos për Kylian Mbappen

  • A.P /
  • 05 June 2024 - 14:13
Ja mesazhi i Ronaldos për Kylian Mbappen

Zyrtarizimi i Kylian Mbappe te Real Madridi solli një sërë reagimesh nga bota e futbollit, mes të cilëve ishte edhe një nga emrat më të mëdhenj që ka njohur historia e këtij sporti, Cristiano Ronaldo.

Ish-ylli i “Los Blancos” ka komentuar në foton e publikuar nga Mbappe në rrjetet sociale, ku francezi ishte ende një fëmijë dhe shfaqej në krah të portugezit (idhullit të tij) dhe shprehej se ëndrra u bë realitet.

Në komentin e tij Ronaldo shkruan se tashmë është momenti që ai ta admirojë Mbappe-në.

“Tani është radha ime të të admiroj. I emocionuar që të shoh duke ndezur ‘Bernabeun’. HalaMadrid”, shkruan Cristiano Ronaldo duke komentuar foton.

(Kosova Sot Online)