
Conte kontakton me ish-sulmuesin e Interit

Antonio Conte sot ka nënshkruar kontratën si trajner i Napolit.
Trajneri italian menjëherë ka nisur punën, duke kontaktuar ish-sulmuesin e Interit, me të cilin kishin punuar bashkë te ky klub, Romelu Lukakun.
Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca di Marzio, Conte e dëshiron Lukakun në “Diego Armando Maradona”, pasi Victor Osimhen është afër largimit.
Mirëpo, një marrëveshje mes Napolit e Chelseat duke larg e arritshme.
Kjo për shkak se “Blutë e Londrës” po kërkojnë 44 milionë euro për shërbimet e sulmuesit belg, një shumë që Napoli nuk po dëshiron ta paguajë.
Ndërkohë, “Sky Sport Italia” raporton se edhe Milan është i interesuar për shërbimet e Lukakus, në rast se Chelsea pranon ta lë në huazim përsëri këtë verë.
Lukaku ishte pjesë e Romës për këtë edicion që lamë pas, duke i shënuar 21 gola e duke dhuruar 4 asistime në të gjitha garat.
Më 1 korrik 2024, Lukaku rikthehet te klubi i tij, para se të merret një vendim tjetër rreth të ardhmes së tij.
(Kosova Sot Online)