Broja: Dua t’i tregoj botës se kush jam

  • A.P /
  • 05 June 2024 - 22:45
Broja: Dua t’i tregoj botës se kush jam

Armando Broja përgatitet për të luajtur Europianin e parë me fanellën e Shqipërisë.

Sulmuesi i kombëtares në një intervistë për “The Athletic”, shpreson që në këtë event të jashtëzakonshëm të tregojë vlerat e tij dhe t’i provojë të kundërtën të gjithë skeptikëve. Ndër të tjera, Broja shprehet se kënaqësia e vërtetë në futboll është kur ia del të kalosh të gjitha vështirësitë që shfaqen gjatë rrugës, dhe tregon veten përballë më të mirëve.

“Nëse unë do të jem në fushë me Shqipërinë në Euro 2024, atëherë do të kem mundësinë t’u tregoj njerëzve se kush jam në të vërtetë. Sa herë mendoj për këtë, më vjen një buzëqeshje natyrale.Gjthë jetën time kam ëndërruar që të isha pjesë e një eventi kaq madhor. Kam shumë për t’u provuar njerëzve, por edhe vetes sime. Në futboll ka shumë kritika, njerëz që dyshojnë në cilësitë e tua. Ata mbajnë mend vetëm ndeshjet e këqija dhe të gjykojnë kur je në pikën më të ulët.

(Kosova Sot Online)