Te Kosova s’pranojnë të flasin pas ndeshjes ndaj Norvegjisë

  • A.P /
  • 05 June 2024 - 22:16
Te Kosova s’pranojnë të flasin pas ndeshjes ndaj Norvegjisë

Selektori i Kosovës, Franco Foda dhe të besuarit e tij nuk kanë pranuar të flasin pas ndeshjes miqësore ndaj Norvegjisë.

Kështu ka njoftuar transmetuesi i ndeshjes “Supersport Kosova” pas përfundimit të takimit gjatë ditës së sotme.

Kosova u mposht në Oslo nga kombëtarja norvegjeze me shifrat 3-0.

Të tri golat i shënoi sulmuesi në formë i Manchester Cityt, Erling Haaland.

(Kosova Sot Online)