
Shqipëria në epërsi me golin e Bajramit

Kombëtarja e Shqipërisë po fiton 1-0 ndaj Azerbajxhanit pas 45 minutave të parë të ndeshjes.
Për “Kuqezinjtë”, golin e shënoiNedim Bajrami në minutën e 12-të të ndeshjes, pas një goditje të fuqishme nga jashtë zone.
Shqipëria ishte më e mirë gjatë tërë pjesës së parë, mirëpo nuk arriti të krijojë shumë raste të mira shënimi.
Raste nuk pati as Azerbajxhani, duke qenë më të dobët në finalizimin e pasimeve në pjesën e tretë të fushës.
Shqipëria po zhvillon miqësoren e dytë të muajot qershor dhe të fundit para nisjes së kampionatit evropian më 14 qershor.
Një ditë më vonë, më 15 qershor, Shqipëria luan ndaj Italisë, me fillim nga ora 21:00.
(Kosova Sot Online)