Shqipëria fiton edhe në miqësoren e dytë

  • A.P /
  • 07 June 2024 - 21:01
Shqipëria fiton edhe në miqësoren e dytë

Kombëtarja e Shqipërisë, e drejtuar nga Sylvinho, ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji.

“Kuqezinjtë” triumfuan ndaj Azerbajxhanit me shifrat 3-1, derisa ishte ndeshja e fundit para nisjes së kampionatit evropian “Gjermania 2024”.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Nedim Bajrami në minutën e 12-të të ndeshjes, pas një goditje të fuqishme.

Kështu edhe u mbyll pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerër.

Golin e dytë në takim e shënoi Rey Manaj, deri të tretin për Shqipërinë e shënoi Qazim Laçi.

Golin e nderit për Azerbajxhanin e shënoi Gurbanli në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Shqipëria aventurën në “EURO 2024” e nis më 15 qershor në ndeshjen ndaj Italisë, gjersa në grup është edhe Spanja e Kroacia.

(Kosova Sot Online)