
Brazili fiton në sekondat e fundit ndaj Meksikës

Brazili ka shënuar fitore të vështirë 2:3 në miqësore ndaj Meksikës.
Pereira dhe Martinelli shënuan për epërsinë e brazilianëve dhe u mendua se do të ishte fitore e lehtë e tyre.
Megjithatë, Quinones fillimisht ngushtoi rezultatin në minutën e 73-të, para se Martinez të barazonte shifrat në minutën e dytë shtesë.
Por, në minutën e gjashtë shtesë një kombinim mes Vinicius Junior dhe Endrick përfundoi me gol të këtij të fundit që i dha edhe fitoren Brazilit.
Brazili do ta ketë edhe një miqësore tjetër ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, para fillimit të Copa Americas.
(Kosova Sot Online)