Ja yjet që nuk do të jenë pjesë e 'EURO 2024'

  • A.P /
  • 10 June 2024 - 17:45
Ja yjet që nuk do të jenë pjesë e 'EURO 2024'

“EURO 2024” nisë me datën 14 qershor, me 24 kombëtare që luftojnë me njëra-tjetrën për titullin e kampionit.

Para nisjes së këtij turneu që do të zgjasë një muaj, disa nga lojtarët më të njohur, që s’do të jenë pjesë e Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.

Një cikël kualifikues i dështuar i Norvegjisë, i lë dyshen e Premier League jashtë turneut

Kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard e humbi titullin e kampionit në Premier League në javët e fundit të kampionatit, me trofeun që shkoi në duart e bashkëkombasit të tij, Erling Haaland, që futbollin e tij e luan te Manchester City.

Derisa ekipet e trofetë i ndajnë këtë dyshe, një e përbashkët është se dytë, së bashku me Norvegjinë nuk do të jenë pjesë e “EURO 2024”.

Norvegjia nuk ka luajtur në një turne madhor që nga viti 2000, dhe pavarësisht se kanë një ekip me yje si Odegaard e Haaland, kjo kombëtare përfundoi e treta në grupin kualifikues pas Spanjës e Skocisë.

6 golat e Haaland dhe 2 kontributet e Odegaard për gol, nuk ishin të mjaftueshme për Norvegjinë që të sigurojë rrugëtimin për në “Gjermani 2024”.

Me një skuadër të talentuar, me emra si Oscar Bobb, Ryerson e Ostigard, Norvegjia është një nga kombëtaret më të mira që s’e ka siguruar kualifikimin në këtë turne.

Dyshja e Manchester United mbetet jashtë, shkaku i formës së dobët

Marcus Rashford ishte lënë jashtë listës preliminare për “EURO 2024” nga Gareth Southgate, vetëm pas një viti e pak muaj, ku ai shpërthente në Kupën e Botës “Katar 2022”.

26-vjeçari përjetoi një rënie drastike në formë, duke shënuar vetëm tetë gola në 43 paraqitje në të gjitha garat – shumë më pak se 30 golat e shënuar në sezonin paraardhës.

Mungesa e Rashford në listën e Anglisë, ishte një shok për tifozët anglez, të cilët ishin mësuar me prezencën e tij te Anglia për shumë vite.

Rashford nuk i vetmi lojtar i Manchester United që nuk arriti të gjejë formën e duhur, kështu duke mos pranuar ftesë për “EURO 2024”.

Nisja e vështirë e gjysmës së parë të sezonit që lamë pas, bëri që Jadon Sancho të mos marrë ftesë nga Southgate për këtë kampionat.

Sulmuesi anësor bëri pak më mirë në gjashtë muajt si huazim te Dortmundi, por tashmë ishte shumë vonë që të përfshihej në listën e Anglisë.

Paul Pogba ka lënë një zbrastësi në mesfushën e Francës

Me performancat e tij magjike, që dukej se ishin si ‘dhuratë’ nga Zoti, Paul Pogba ishte faktori kyç që Franca e fitoi Kupën e Botës më 2018, por paraqitja e tij më 2022 nuk kishte ndodhur shkaku i lëndimeve.

Pavarësisht se nisi të kthehej në formën e duhur, Paul Pogba do t’i mungojë Francës pasi është i dënuar me 4 vite moslojë pasi kishte dalur pozitiv në testin anti-doping.

Ky dënim e mbanë mesfushorin jashtë fushës së lojës deri në shtator të vitit 2027, rrjedhimisht duke bërë që ai të humbasë edhe Kupën e Botës 2026. Kështu, i bie që Pogba të kthehet në futboll, në moshën 34-vjeçare.

David Alaba do të jetë në “EURO” – por jo në fushë

Edhe pse pësoi një lëndim të rëndë, David Alaba do të jetë pjesë e Austrisë për “EURO 2024”.

Alaba do të jetë një kapiten i ekipit jashtë fushe, duke qenë afër lojtarëve gjatë këtij rrugëtimi në Gjermani.

Pas negociatave me Real Madridin, selektori Ralf Ragnick e ka ftuar Alaban të ushtrojë këtë rol, edhe pse ky i fundit ende po rikuperohet nga lëndimi i ACL-së.

Gavi i pafat mbetet jashtë “EURO 2024”

Mesfushori i talentuar, i cili po ashtu luante rregullisht për Spanjën e Barcelonën, do të jetë mungesë për “Stuhinë e Kuqe” pasi edhe ai po shërohet nga lëndimi i ACL-së.

19-vjeçari e pësoi këtë lëndim në ndeshjen kualifikuese për “EURO” ndaj Gjeorgjisë në nëntor të vitit të kaluar.

Gavi do të jetë jashtë fushave deri në fillim të sezonit 2024/25, me Barcelonën që janë të ‘nervozuar’ me vendimin e Luis de la Fuente që të nisë ndeshjen me Gavin, ndeshje kjo që ishte pa ndonjë rëndësi, pasi Spanja veçse ishte kualifikuar.

Mats Hummels, veterani i Dortmundit e i Gjermanisë

Veterani 35-vjeçar i Dortmundit nuk do të jetë pjesë e “EURO 2024”, pasi nuk mori ftesën nga Julian Nagelsmann.

Hummels ishte një nga faktorët kyç të Dortmundit në rrugëtimin deri në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposhtën nga Real Madridi.

Pavarësisht humbjes në finale, Hummels pati një sezon mjaft pozitiv, mirëpo që nuk ishte i mjaftueshëm për selektorin gjerman.

Me vetëm 423 minuta në këmbët e tij, Courtois s’merr ftesën nga Belgjika

Thibaut Courtois është ylli tjetër që nuk do të jetë pjesë e “EURO 2024”.

Courtois pësoi një lëndim para nisjes së sezonit, që e mbajti jashtë fushe deri në fund të muajit prill.

Mirëpo, portieri 32-vjeçar u rikthye në portë në finalen e Ligës së Kampionëve, duke e mbajtur portën e paprekur, me disa pritje të mira.

Por, pavarësisht kësaj, selektori i Belgjikës, Domenico Tedesco, vendosi që mos te marrë me vete portierin e Real Madridit, ndoshta edhe për shkak të një zënke muaj më parë gjatë grumbullimit me Belgjikën.

(Kosova Sot Online)