UEFA përcakton gjyqtarët e ndeshjes Itali – Shqipëri

  • A.P /
  • 13 June 2024 - 18:28
UEFA përcakton gjyqtarët e ndeshjes Itali – Shqipëri

Shqipëria do të luajë të shtunën ndaj Italisë ndeshjen e parë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në stadiumin “Signal Iduna Park” të  Dortmundit, duke nisur nga ora 21:00.

Kjo sfidë e parë e kuqezinjve do të gjykohet nga një trupë gjyqtarësh gjermanë

Kryesori i këtij takimi do të jetë gjyqtari i njohur gjerman, Felix Zwayer, teksa asistentët e këtij të fundit do të jenë Stefan Lupp dhe Marco Archmuller.

Në rolin e gjyqtarit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Daniel Siebert.

Ndërkaq, Bastian Dankert do t’i vijë në ndihmë Felix Zwayerit nga dhoma e VAR-it, së bashku me dy asistentët Christian Dingert dhe Rob Dieperink.

Në grup me Shqipërinë e Italinë janë edhe Kroacia e Spanja.


(Kosova Sot Online)