Babai i Brojës i kënaqur me arritjen e djalit

  • A.P /
  • 13 June 2024 - 23:11
Babai i Brojës i kënaqur me arritjen e djalit

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, babai i Armando Brojës ka shprehur krenarinë e tij për djalin e tij.

Ai është i kënaqur me arritjen e Armandos, duke shpërndarë foto të vjetra të tij, duke bërë tifo për kombëtaren shqiptare.

“Dikur e shifshe nga televizori, sot je pjesë kombëtares shqiptare. Krenar me ty, forca Shqipëri”, ka shkruar ai.

Armando Broja do të jetë pjesë e kombëtares së Shqipërisë në “EURO 2024”, duke luajtur për herë të parë në një turne madhor me “Kuqezinjtë”.

(Kosova Sot Online)