Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Belgjikës dhe Sllovakisë

  • A.P /
  • 17 June 2024 - 18:55
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Belgjikës dhe Sllovakisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Belgjikës dhe Sllovakisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0:1 për Sllovakinë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi qysh në minutën e shtatë, kur Schranz realizoi pas një gabimi në mbrojtjen belge.

Belgjika në anën tjetër u mundua të shënonte golin e barazimit, por që nuk dha aq sa pritej në fraksionin e parë. 

(Kosova Sot Online)