
Lewandowski në dyshim për ndeshjen e nesërme

Ylli i Polonisë, Robert Lewandowski ka bërë gjithçka në fuqinë e tij për t’u rikuperuar për ndeshjen e së premtes kundër Austrisë, por trajneri i Polonisë, Michal Probiez do të presë fjalën e fundit nga stafi mjekësor përpara se të vendosë nëse do të mbështetet te 35-vjeçari.
Golashënuesi rekord për kombëtaren polake humbi ndeshjen hapëse të Euro 2024, humbjen 2-1 ndaj Holandës, me një problem në kofshë
“Do të presim vendimin e stafit mjekësor”, tha ai.
Portieri polak Wojciech Szczesny nuk ka dyshime se Lewandowski, 35 vjeç, do të luajë.
(Kosova Sot Online)