Pjesa e parë: Poloni 1-1 Austri

  • A.P /
  • 21 June 2024 - 19:00
Pjesa e parë: Poloni 1-1 Austri

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Poloni – Austri.

Në takimin e luajtur në “Olympiastadion” në Berlin, 45-minutëshi i parë ka përfunduar me shifrat 1-1.

Ndeshjen e nisi më mirë Austria, e cila në minutën e 9-të doli në epërsi me anë të Trauner, që shënoi me kokë.

Pastaj, iniciativën e mori Polonia, që organizohej nga këmbët e Piotr Zielinskit.

Në minutën e 30-të – pas shumë tentimeve – më në fund shënoi Kryzstof Piatek, pas një rrëmuje në zonën e mbrojtjes së Austrisë.

(Kosova Sot Online)