Franca e Holanda luajnë për kualifikim tutje

  • A.P /
  • 21 June 2024 - 20:40
Franca e Holanda luajnë për kualifikim tutje

Holanda dhe Franca do të takohen në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në kuadër të Grupit D në Euro 2024.

Të dy skuadrat fituan ndeshjet e para dhe tani kërkojnë kreun e grupit, gjë që fitorja ua siguron.

Francezët fituan ndaj Austrisë me rezultat 1-0, ndërsa Holanda fitoi ndaj Polonisë me rezultat 2-1.

Ronald Koeman do të luajë me emra si Frimpong, Depay, Simos dhe Gakpo.

Në anën tjetër, Didier Deschamps do të luajë me  Dembele, Griezmann dhe Thuram.

Holanda: Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Schouten, Simons, Raijnders, Frimpong, Depay, Gakpo.

Franca: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez, Kante, Rabiot, Tchouameni, Dembele, Griezmann, Thuram.

(Kosova Sot Online)