Uzuni i jep përkrahje Shqipërisë: Të gjithë të bashkuar

  • A.P /
  • 23 June 2024 - 17:16
 Uzuni i jep përkrahje Shqipërisë: Të gjithë të bashkuar

Shqipëria do ta luajë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024.

Kuqezinjtë përballen me Spanjën që e ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë në grup.

Fitorja e kualifikon Shqipërinë, kurse barazimi e mban me gjasa nëse Kroacia nuk fiton ndaj Italisë.

E përkrahje Shqipëria mori edhe nga lojtari që nuk u ftua në Evropian, Myrto Uzuni.

“Të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim. Forca çuna”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)