Sot luhen dy çerekfinalet e fundit të Euro 2024

  • E.k /
  • 06 July 2024 - 10:26
Sot luhen dy çerekfinalet e fundit të Euro 2024

Këtë të shtunë luhen dy çerekfinalet e tjera të Euro 2024.

Në orën 18:00 do të zbresin në fushë Anglia dhe Zvicra. Më pas në orën 21:00 do të luajnë Holanda dhe Turqia.

Fituesit e këtyre dy çifteve do të ndeshen më pas në gjysmëfinale.

Kujtojmë se mbrëmë u vendosën dy gjysmëfinalistët e parë. Spanja fitoi një ndeshje plot me emocione ndaj Gjermanisë. Ndërsa Franca iu fal penalltive përballë Portugalisë.

Dy gjysmëfinalet do të luhen në 9 korrik dhe 10 korrik.

(Kosova Sot Online)