Anglia e barazon rezultatin ndaj Zvicrës

  • A.P /
  • 06 July 2024 - 19:39
Anglia e barazon rezultatin ndaj Zvicrës

Anglia ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Zvicrës.

Ishte Bukayo Saka i cili shënoi në minutën e 80-të.

Zvicra ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Anglisë.

Ishte Breel Embolo i cili realizoi në minutën e 75-të të ndeshjes.


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Anglisë dhe Zvicrës, e vlefshme për çerekfinalen e Euro 2024.

Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0

Loja në fraksionin e parë ishte mjaft e zbehtë dhe me shumë pak raste shënimi.

Mbetet të shihet se a do të mjaftojnë edhe 45 minuta për të përcaktuar gjysmëfinalistin, apo ndeshja do të shkojë në vazhdime.
Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale luan ndaj fituesit të ndeshjes Holandë – Turqi, që zhvillohet sonte nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)