Ja plani i Manchester United

  • A.P /
  • 09 July 2024 - 14:42
Ja plani i Manchester United

Plani i Manchester United është ende të nënshkruajë me Matthijs de Ligt pavarësisht ofertës për Branthwaite.

Manchester United i sheh marrëveshjet për Branthwaite dhe de Ligt si dy çështje të veçanta, duke qenë se ata mund të sjellin dy mbrojtës qendrorë.

De Ligt mbetet objektivi kryesor, marrëveshja është afër për kushtet personale me agjentin e tij Pimenta që po punon për marrëveshjen.

Negociatat janë duke vazhduar me de Ligt i cili është i interesuar për transferimin dhe Bayern është i hapur për të diskutuar strukturën/paketën e ofertës.

Evertoni refuzoi ofertën prej 45 milionë paundësh plus 5 milionë për Branthwaite, pavarësisht se lojtari është i interesuar të bashkohet me Manchester United.

(Kosova Sot Online)