SHBA-të me plan të qartë për Botërorin 2026

  • A.P /
  • 11 July 2024 - 17:17
SHBA-të me plan të qartë për Botërorin 2026

Federata Amerika e Futbollit është duke e parë Jurgen Klopp si trajnerin ideal për të drejtuar kombëtaren e tyre në Botërorin 2026.

Sipas raportimeve nga mediet amerikane federata amerikane është vënë në lëvizje për të kontaktuar trajnerin gjerman, i cili sapo ka mbyllur aventurën me Liverpool, për ta bindur që të mos e bëjë vitin e pushimit siç kishte deklaruar, por të nisë menjëherë punën me skuadrën e SHBA-ve.

Drejtuesit e federatës amerikane janë të sigurt se kanë ofertën e duhur për ta bindur Klopp që të pranojë propozimin e tyre.

Mbetet për t’u parë nëse trajneri gjerman do ta pranojë ofertën e SHBA-ve, apo do të vazhdojë me planet e tij për të qëndruar një periudhë larg futbollit.


(Kosova Sot Online)