
Conte i shtrin 'përtoke' futbollistët

Napoli ka nisur tashmë t’i nënshtrohet urdhrave të Antonio Contes.
Trajneri i ri prej dy ditësh ka nisur punën me skuadrën dhe “dora” e teknikut nga Lecce ka nisur të ndjehet menjëherë.
Mediat, menjëherë kanë theksuar metodologjinë e egër dhe tashmë të njohur të Contes në fazën e përgatitjeve parasezonale.
Lojtarë të shtrirë në tokë dhe të ezuruar nga energjia, është ajo për të cilën Conte njihet.
Tekniku në ditën e enjte sfiliti skuadrën me sprinte të shumta, vrapime në 200, 400 dhe 600 metra me lojtarët që në fund të seancës dukeshin të dorëzuar.
(Kosova Sot Online)