
Mbappe i shqelmon topat drejt tribunës

Kylian Mbappe ka nisur t’ua marrë zemrën tifozëve të Real Madridit qysh në ditën e parë të prezantimit të tij.
Ylli francez u bë edhe zyrtarisht lojtar i klubit mbretëror spanjoll, ndërsa u prit ngrohtë në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Aty pas prezantimit, ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit nisi t’i gjuante topat në tribuna si dhuratë për tifozët.
Dhe, njëri prej tyre që ishte me fat, pasi e kapi topin, festoi si të ishte shënuar ndonjë gol.
Mbappe nënshkroi kontratë pesëvjeçare me “Los Blancos”, deri në vitin 2029, ndërsa tha se do ta japë edhe jetën për ngjyrat e bardha, derisa e realizoi ëndrrën fëmijërore për t’u transferuar në Real Madrid.
La felicidad cuando cazas un balón de Mbappé 😍 pic.twitter.com/s63aZve15n
— MARCA (@marca) July 16, 2024
(Kosova Sot Online)