
Mbappe, 9-shi që s’dëshiron të luajë si qendërsulmues

Do ta mbajë numrin 9 në fanellë, por nuk është një qendërsulmues.
Madje, gjërat më të mira Kylian Mbappe i ka bërë pikërisht me një qendërsulmues përpara: Giroud, Benzema, Kolo Muani, apo nëse kthehemi në kohë tek Monaco me Radamel Falcaon.
Në Paris Saint-Germain me trajnerin Christophe Galtier u tregua i padurueshëm kur trajneri e donte në qendër, duke iu dhënë Neymarit e Messit më shumë liri në aksione.
Krahu i majtë është zona ideale për ta shfaqur lojën e tij, për ta përdorur shpejtësinë e tij dhe për t’u rregulluar për të goditur më pas.
Mëkat që në atë zonë të fushës në “Santiago Bernabeu” është një lojtar vendimtar siç është Vinicius Junior.
Real Madridi e kaloi një vit pa qendërsulmues të vërtetë, përpos kur u fut në lojë Joselu.
Ishte formacioni 4-3-1-2 me të cilin skuadra e fitoi trofeun e 15-të të Championsit, ndërsa ky formacion do të ishte zgjidhja ideale e angazhimit dhe e përshtatjes së sulmuesit francez.
Bellingham prapa sulmuesve, me Mbappé e Vinicius përpara.
Sakrificë e kësaj situate do të jetë Rodrygo, i cili mund ta humb vendin e titullarit dhe mund të përfundojë në bankinë ose të shitet krejt gjatë kësaj vere.
Madje, pas pak ditësh në zonë të fushës do të arrijë përforcimi Endrick.
A ka mundësi ta shohim Mbappen në krahun e djathtë?
Ka ndodhur, por duhet të kthehemi disa vite më parë: nuk shkoi keq, e fitoi një Botëror në vitin 2018, ndërsa me Neymar ishte koordinuar mjaft mirë, me Cavanin përpara.
Ndërsa, në vitet pasuese në atë zonë ka shkuar vetëm në raste specifike.
(Kosova Sot Online)