Muriç flet për herë të parë si portier i Ipswichit

  • A.P /
  • 17 July 2024 - 14:16
Muriç flet për herë të parë si portier i Ipswichit

Aro Muriç u bë sot portier i ri i Ipswichit.

Klubi anglez njoftoi për transferimin e portierit të Kosovës, por pa e bërë të ditur çmimin që ia pagoi Burnleyt.

Gardiani i Dardanëve nënshkroi kontratë katërvjeçare, ndërsa do të mundohet t’i shfaq vlerat e tij përsëri në Premierligë.

Portieri shqiptar nga Mali i Zi i ka dhënë fjalët e para për televizionin zyrtar të klubit anglez.

“Jam i ngazëlluar që iu bashkova këtij klubi dhe mezi pres ta nis këtë aventurë. E kam shikuar se si ekipi ka luajtur në sezonin e kaluar dhe ndiej se stili i lojës do të më përshtatet mjaft mirë. Prandaj, kjo është një lëvizje perfekte për mua”, deklaroi portieri i lindur e rritur në Zvicër për “TownTV”.

“Unë kisha diskutime të mira me menaxherin dhe me trajnerin e portierëve. Besoj se ky është vendi i duhur për mua që të jem në klubin që lëvizi drejt Premierligës. Dua të filloj sa më parë”, deklaroi Muriç.

(Kosova Sot Online)