Aubameyang ka vendosur të largohet nga Olympique Marseille

  • A.P /
  • 17 July 2024 - 15:25
Aubameyang ka vendosur të largohet nga Olympique Marseille

Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur të largohet nga Olympique Marseille pas vetëm një sezoni të kaluar aty.

Sulmuesi gabonez e pati një sezon fenomenal me ekipin francez duke i realizuar 27 gola dhe duke i bërë 11 asistime në 47 ndeshje.

Tash, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit, Arsenalit, Barcelonës e Chelseat do ta nisë një aventurë të re në Arabinë Saudite, respektivisht në klubin Al Qadsiah.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, i cili shprehet se vendimin e mori së bashku me babanë e tij.

(Kosova Sot Online)