Dani Olmo, sot takimi mes Barçës dhe menaxherëve
Dani Olmo në Barcelonë? Ai dhe Nico Williams janë objektivat e deklaruar të “Blaugrana” në këtë afat kalimtar.
Dhe, mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” shkruan se ka arritur momenti kyç i bisedimeve.
Të enjten, në fakt, pritet që lojtari t’i bashkohet ekipit të Leipzigut në përgatitje, ku do të qëndrojë të paktën deri në momentin që klubi gjerman do ta arrijë marrëveshjen për transferimin e lojtarit diku tjetër.
Sipas mediumit spanjoll, sot është paraparë një takim mes menaxherëve të lojtarit dhe drejtuesve të Barcelonës, në të cilin është paraparë prezenca e drejtorit sportiv Deco dhe të Juanma Lopez, menaxherit të tij kryesor.
Ky takim mund ta sjell edhe vendimin final për transferimin e tij.
Kontrata e futbollistit ofanziv me klubin gjerman do të skadojë në vitin 2027, ndërsa lojtari është tashmë në Leipzig, i shoqëruar nga Andy Bara, një tjetër përfaqësues i tij.
Për momentin po punohet për propozimin e dytë të avancuar të katalunasve, i cili e parasheh shumën prej 47 milionë eurove, të cilat mund t’i marrë klubi gjerman, plus 3 të tjerë që lidhen me arritjen e objektivave personale dhe 10 të tjerë si bonus në rast se klubi spanjoll e fiton kampionatin apo Ligën e Kampionëve në gjashtë vjetët e kontratës së propozuar nga Barça.
(Kosova Sot Online)