Inteligjenca artificiale shpall 11-shen më të mirë në historinë e Premier League

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 14:25
Inteligjenca artificiale shpall 11-shen më të mirë në historinë e Premier League

Skuadra më e mirë e Premier League e të gjitha kohërave është zbuluar nga Chat GPT, por disa zgjedhje të diskutueshme kanë zemëruar shumë tifozë.

Asnjë lojtar aktual nuk është pjesë e formacionit, ndërsa Manchester City ka ZERO përfaqësues.

Pakënaqësitë e para nga tifozët kishin të bënin me zgjedhjen e Gerrard para Scholes, me një tifoz që tha: “Thjesht nuk mund të jesh në formacionin titullar nëse nuk e ke fituar Premier League”.

U kritikua edhe mungesa e Kevin De Bruyne.

Njëri tha: “Ku është De Bruyne? Ai është mesfushori më i madh i Premier League”.

Tifozët kanë kritikuar edhe zgjedhjen e Cristiano Ronaldo-s në sulm para Mohamed Salah, i cili ka realizuar 157 gola në 263 ndeshje.

Njëri shkroi: “Salah duhet zgjedhur para Ronaldo-s. Ai ka luajtur vitet e tij më të mira në Angli”.

Ndërsa një tjetër tha: “Inteligjenca artificiale është e dehur”, përpara se një tjetër të thoshte: “ChatGPT nuk po funksionon siç duhet”.

Ndërkohë, fituesi rekord i 13 Premier League, Ryan Giggs, është zgjedhur në krahun e majtë.

Mbi këtë, një tifoz shkroi: “Nuk ka formacion të Premier League pa Wayne Rooney”.

Golashënuesi rekord i Premier League, Alan Shearer, humbi vendin ndaj Thierry Henry në krye të sulmit.

(Kosova Sot Online)