Mourinho s’e ‘harron’ zakonin e vjetër

  • A.P /
  • 11 August 2024 - 17:05
Mourinho s’e ‘harron’ zakonin e vjetër

Jose Mourinho njihet për karakterin e tij temperament, i cili shpesh edhe i ka shkaktuar probleme brenda fushës, po ashtu edhe jashtë saj.

Trajneri portugez u ndëshkua me karton të verdhë, vetëm brenda 20 minutash në debutimin e tij në Superligën e Turqisë.

Arsyeja e ndëshkimit qe një ‘konfrontim’ me gjyqtarët, pas një ankese të ashpër drejtë tyre.

Fenerbahçe e nisi sezonin e ri me fitore në shtëpi ndaj Adana Demirspor, me shifrat 1-0.

Sezonin e kaluar, “Feneri” dështoi të fitojë ligën, madje duke grumbulluar hiq më pak se 99 pikë, kundrejt 102 të Galasarayt.

Mourinho me Fenerbahçen është në garë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por është mposhtur në takimin e parë të fazës së dytë nga Lille.

(Kosova Sot Online)