Atletico Madrid njofton transferimin e Julian Alvarez

  • A.P /
  • 12 August 2024 - 17:38
Atletico Madrid njofton transferimin e Julian Alvarez

Atletico Madrid ka zyrtarizuar më në fund Julian Alvarezin, shënjestrën kryesore të merkatos verore.

Alvarez shkon në kryeqytetin spanjoll pas aventurës me Manchester Cityn.

Minutazha e pakët – pasi konkurrent kryesor e kishte Erling Haaland, detyroi që argjentinasi 24-vjeçar të kërkojë klub të ri, dhe atë e gjeti te Atletico Madridi.

Klubi madrilen do të paguajë 95 milionë euro (përfshirë bonuset) për shërbimet e sulmuesit argjentinas, derisa ky i fundit ka nënshkruar kontratë deri më 2029.

Te Manchester City, Julian Alvarez kaloi dy vite, në të cilat fitoi gjithçka në nivel të klubeve, madje duke fituar tripletën e famshme gjatë sezonit të kaluar.

Me “Qytetarët”, Alvarez shënoi 36 gola dhe dhuroi 18 asistime në 103 ndeshje të luajtura.

Ndërkohë, ky nuk është transferimi i vetëm i “Atletit” për këtë merkato verore, teksa ka siguruar nënshkrimet e Alexander Sorloth dhe Robin le Normand.

Atletico Madrid është në luftë edhe për nënshkrimin e Conor Gallagher, por që në orët e fundit, ky transferim po shkon drejt dështimit.


(Kosova Sot Online)