Transferimi i Gallagher tek Atletico Madrid po dështon

  • A.P /
  • 13 August 2024 - 19:27
Transferimi i Gallagher tek Atletico Madrid po dështon

Transferimi i Conor Gallagher tek Atletico Madrid po dështon.

Ai po kthehet me një airoplan privat nga Madridi në Londër.

Testet mjekësore dhe të gjitha gjërat e tjera kanë përfunduar, por jo edhe disa detaje mes dy klubeve.

Lëvizja e Gallagher për 36 milionë funte te Atletico Madrid u ra dakord të enjten e kaluar, por tani është në rrezik pasi u dështua marrëveshja që Samu Omorodion të largohej nga La Liga për Chelsean.

Gallagher është lojtar i akademisë së Chelseat, dhe dy sezonet e fundit i kaloi me ekipin e parë, pasi paraprakisht kishte zhvilluar një sezon të mirë me Crystal Palace.

(Kosova Sot Online)