Ibrahimovic thotë se Milani s’do të ndalet

  • A.P /
  • 13 August 2024 - 19:58
Ibrahimovic thotë se Milani s’do të ndalet

Këshilltari i lartë i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka paralajmëruar blerje të reja te Milani.

Pas transferimit të Emerson Royal, Ibra ka thënë se po punohet për blerje të reja.

“Dua të mirëpres panterin e zi Emerson Royal. E kemi ndjekur prej kohësh, por e sollëm në kohën e duhur. Cardinale dëshiron të shpenzojë më shumë, por unë i thashë jo. Strategjia që po ndjekim për të forcuar ekipin është një skuadër kompakte dhe e fortë. Kemi objektivat tona dhe do të bëjmë blerje në ditët në vijim. Ka vend dhe para për ardhje të reja, andaj prisni” ka thënë Ibrahimovic.

(Kosova Sot Online)