Donnarumma transferohet te Torino

  • A.P /
  • 14 August 2024 - 21:13
Donnarumma transferohet te Torino

Portieri Antonio Donnarumma, vëllai i madh i Gianluigi Donnarummas, i është bashkuar Torinos për tre edicionet e ardhshme. 

Ai është transferuar si futbollist i lirë te Torino, pasi i skadoi kontrata me Padovan, ekipin e kategorisë së tretë të Italisë. 

Ai do të jetë portier i tretë te kjo skuadër. Të njëjtin rol e kishte edhe te Milani.

(Kosova Sot Online)