Sparta Praha zyrtarizon transferimin e Albion Rrahmanit

  • A.P /
  • 19 August 2024 - 17:51
Sparta Praha zyrtarizon transferimin e Albion Rrahmanit

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani të hënën është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës çeke, Sparta e Pragës. 

“Ai ishte golashënuesi më i mirë i ligës së Kosovës dhe fitoi dy tituj me Ballkanin. Në ligën e parë të Rumanisë, ai luajti 28 herë për Rapid Bukureshtin, në të cilin shënoi 18 gola dhe bëri 6 asistime. Sezonin e kaluar ai luajti pesë ndeshje për kombëtaren e Kosovës. Ai quhet Albion Rrahmani dhe ka nënshkruar kontratë shumëvjeçare me Spartën”, ka njoftuar klubi çek të hënën. 

Rrahmani u transferua nga Rapidi i Bukureshtit për 5 milionë euro.

Rrahmani i bashkohet Ermal Krasniqit, Indrit Tucit dhe Qazim Laçit te Sparta e Pragës.

(Kosova Sot Online)