Gundogan rikthehet te City

  • A.P /
  • 20 August 2024 - 17:41
Gundogan rikthehet te City

Ilkay Gundogan do të rikthehet tek skuadra e Manchester Cityt.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Barcelona ka vendosur 100% të lërë Ilkay Gündogan të largohet falas.

Manchester City po punon për detajet e marrëveshjes me agjentin e Gundogan, i cili tani ndodhet në Britaninë e Madhe për të përfunduar rikthimin.

Siç u zbulua më herët, Pep Guardiola tha po për rikthimin e Gundogan.

(Kosova Sot Online)