Chelsea e zyrtarizon Joao Felixin

  • A.P /
  • 21 August 2024 - 14:07
Chelsea e zyrtarizon Joao Felixin

João Félix është transferuar edhe zyrtarisht në Chelsea.

“Blues” i kanë paguar 50 milionë euro për kartonin e futbollistit të deritashëm të Atletico Madridit.

Klubi anglez e ka konfirmuar këtë blerje, ndërsa ka njoftuar se marrëveshja vlen deri në qershor të vitit 2030, me mundësi të vazhdimit për një vit tjetër, deri më 2031.

“Jam vërtet i lumtur që po kthehem në Chelsea dhe nuk më pritet ta nis këtë eksperiencë. Jam vërtet i ngazëlluar për këtë etapë të re”, deklaroi fillimisht Felix, i cili në sezonin e fundit ishte i huazuar në Barcelonë, e cila nuk vendosi ta blejë përfundimisht kartonin e tij.

“Unë e kam shijuar periudhën këtu dhe këtë ua kam thënë miqve dhe familjes. Ju kam thënë se një ditë do të doja të rikthehem në Premierligë”, përfundoi Felix. 

(Kosova Sot Online)