Gundogan rikthehet te Man City

  • A.P /
  • 23 August 2024 - 14:09
Gundogan rikthehet te Man City

Tashmë është zyrtare. Ilkay Gundogan është rikthyer te Manchester City.

Pas vetëm një viti nga largimi i tij, Gundogan rikthehet aty ku pati vitet më të mira të karrierës.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi anglez përmes një videoje në rrjetet sociale.

“Ajo çfarë të gjithë e keni pritur… Mirë se u ktheve Ilkay Gundogan”, shkruhej në njoftim.

Gundogan u largua verën e kaluar për t’iu bashkuar Barcelonës në një marrëveshje dy vjeçare.

Megjithatë, ai e shkëputi kontratën dhe u rikthye këtë verë te klubi nga Manchesteri.

(Kosova Sot Online)